Kujdestarja e tmerrshme i vendos qëllimisht vogëlushës 16 muajshe dorën në ujë të nxehtë të gjygymit!

Një kujdestare mizore e një fëmiu ka vendosur dorën e vogëlushes në ujë të nxehtë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Singapur, kur vajza 16 muajshe ishte nën kujdesin e një gruaje.

Ajo kishte thënë që e gjitha ka qenë aksident, mirëpo mjekët kanë pasur dyshime në versionin e saj, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Prindërit e vajzës kanë shikuar kamerat dhe kanë vërejtur se si kujdestarja me qëllim vendos dorën e vogëlushes në një enë me ujë e cila është duke valuar.
Nëna e vogëlushes, Amy Low, 40 vjeçe është tmerruar kur ka parë se si shërbëtorja nga Mianmari disa herë ja vendos dorën në ujë të nxehtë.
Kur shërbëtorja ishte pyetur nga prindërit për ngjarjen e tmerrshme, ajo ishte justifikuar se shoqëria e saj e kishin ‘këshilluar’ që të lëndoj vogëlushen në mënyrë që ajo të lejohej të kthehej në shtëpi.

Prindërit lajmëruan policinë të cilët e arrestuan shërbëtoren.
Agjencia e punësimit që kishte punësuar shërbëtoren është pajtuar që t’i kthejë parat familjes. /Indeksonline/