Kujdesuni për ‘bredhin’ nëse e shihni këtë gjë, veproni menjëherë (Foto)
Bëni kujdes për pamjen e pemës së zbukuruar të festave të fundvitit.
Ndonëse në kohën e festave të fundvitit vetëm nguteni të gjeni një pemë të bukur që do të bëjë shtëpinë e juaj me një pamje më festive, duhet të keni kujdes për diçka.
Daniel Reed është bërë tejet i ndjekur në Facebook pasi ka publikuar një këshillë se njerëzit duhet të dinë se pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të ketë një vezë të quajtur ‘mantis’ dhe se ekziston një mënyrë e sigurt për të siguruar që kjo vezë do të mbijetojë.
“Nëse ndodh që të shohësh një masë të kësaj veze në formë arre, në pemën tuaj të Krishtlindjeve, mos u tronditni, hiqeni degën dhe vendosni në kopshtin e juaj”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.
Këto vezë assesi nuk duhet të qëndrojnë në ambientin e mbyllur por duhet të nxirren jashtë, pasi brenda mund të shuhen nga uria.
Madje shumë njerëz janë shprehur mirënjohës për informacionet që ai ka dhënë për këtë dhe mbrojtjen e qindra insekteve.
Pra ju çdo ditë mund të mësoni diçka të re, njësoj edhe me pemën e krishtlindjeve apo njohur ndryshe si bredhi.