21:52 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Kujt i ngjan më shumë Kajani? Erion Veliaj jep përgjigjen e sinqertë

Shtatë muaj më parë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.

Gjëtë kësaj kohe prindërit të rinj kanë bërë shpesh dedikime për vogëlushin në rrjetet e tyre sociale por kanë vendosur të mos e shfaqin imazhin e tij  ndaj edhe kurioziteti se kujt nga prindërit i ngjan më shumë  është i madh.

Së fundmi, Erioni në një intervistë  me këngëtaren dhe moderatoren Evi Reçi, ndër të tjera ai ka folur edhe për të birin, duke na shuar kështu kuriozitetin e ngjashmërisë.

“Kujt i ngjan më shumë Kajan, ty apo Ajolës?”- e pyeti Evi kryetarin e bashkisë, dhe përgjigjia e tij ishte e menjëhershme dhe shumë e sinqertë:

“I ngjan mamës së vet! E ça të kushton t’i thuash një fjalë të mirë, e t’ja bësh qejfin gruas që është aty dhe që merret me të më shumë se sa ty, që ti të marrësh pastaj gjithë lavdinë e ngjashmërisë.”

Ndërkohë, ai tregoi gjithashtu një tjetër detaj se si i kanë të ndarë rolet në mirërritjen e djalit.

“Kur ai sheh mamin ai duhet të hajë dhe flejë. Kur ai sheh babin, harkaliset dhe mund të shpartallojë gjithë shtëpinë!”- tha Veliaj duke qeshur.