16:30 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kujt i thotë Mario “Të dua shumë jeta ime”?

Grimri i njohur shqiptar, Mario, i cili jeton në Amerikë, është personi i cili kujdeset për bukurinë e familjes Kardashian.

Ai përveç Kardashianëve, ka grimuar edhe persona të njohur siç është Bebe Rexha, Demi Lovato, Lucy Hale, shkruan Indeksonline.

Sot ka ditëlindjen një person i dashur për të, dhe Mario nuk u kursye aspak nga fjalët e ëmbëla.

Bëhet fjalë për nënën e tij, e cila mbush 73 vjeç.

Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Personi i vetëm që e kupton zemrën time, sepse kemi të njejtën zemër. Çdo natë para se të flej, marr një mesazh nga ajo ‘natën e mirë të dua’ dhe çdo mëngjes zgjohem nga mesazhi i saj pa marrë parasysh ku ndodhem. Këtë mëngjes harrova që ishte ditëlindja e saj dhe kur e pash datën dhe e thirra t’ia uroja ditëlinjen dhe ajo më pyeti nëse ajo mund të vintë të pastronte rrobat e mija dhe të më ndihmonte t’i paketoj gjërat për udhëtimin tim. Unë do të isha i humbur pa nënën time. Të dua shumë jeta ime. Urime ditëlindjen e 73-të”, ishte shkrimi i plotë që Mario e dedikoi për nënën e tij./Indeksonline/