23:47 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kujt ia drejtoi Melania Trump mesazhin: “Mua vërtet nuk ma ndjen. Po ty?”

Çfarë deklarate! Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump mbante të veshur një xhaketë ku shkruhej“Mua vërtet nuk ma ndjen. Po ty?” gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në kufirin me Meksikën.

Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë një mesazh për bashkëshortin e saj, Donald Trump pas vendimit të këtij të fundit për të ndarë në kufi nga familjet e tyre fëmijët e emigrantëve të paligjshëm.

Zëdhënësja e saj tha se zonja Trump nuk po dërgonte asnjë mesazh. “Është një xhaketë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë. Pas vizitës së rëndësishme në Teksas besoj se media nuk do të merret me xhaketën. Ajo dëshironte të shihte nga afër situatën për çështjen e fëmijëve në kufi”.

AP MELANIA TRUMP A USA MD Image result for melania trump care 

Temat: