Kujt ia ‘mbylli’ gojën Granit Xhaka? A do t’i bëjë flokët e bardha kritikuesi zviceran…

Kombëtarja e Zvicrës befasoi të gjithë tifozët e futbollit duke eliminuar Kampionin Botëror, Francën nga 1/8 e finales në EURO20.
Këtë histori s’e kishin besuar as vet zviceranët, shkruan IndeksOnline
Madje Kryeredaktori i Sportit në gazetën e madhe ‘BLICK’, Andreas Boni nga fillimi i kampionatit kishte drejtuar kritika të mëdha te lojtarët ‘Helvetik’, në veçanti te Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët – ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”, kishte shkruar Boni menjëherë pas barazimit 1 me 1 në ndeshjen e parë të Zvicrës në EURO20 kundër Uellsit
Por, mbrëmë Granit Xhaka ia ktheu në mënyrën më të mirë. Mesfushori i Arsenalit shkoi te kamerat dhe bëri me gjeste duke treguar gërshërët, flokët dhe duke ia ‘mbyllur’ gojën. Sigurisht që ky mesazh ishte i drejtpërdrejt për Andreas Bonin.
Video des Jahres, wennd mich frögsch. ❤️ pic.twitter.com/vcYMEiycIf
— Olivier Samter (@oliviersamter) June 28, 2021
Madje, Kryeredaktori i Sportit ka vendosur që së shpejti do t’i bëjë flokët me ngjyrë të bardha – pasi ka humbur bastin me një tifoz.
Kujtojmë që Zvicra në çerekfinale do të luaj kundër Spanjës më 2 korrik në stadiumin rus ‘Saint Petersburg’./IndeksOnline/