Zgjedhje e duhur! “Guess” zgjedh Jennifer Lopez si imazh të xhinseve për koleksionin e ri (Video)
Është e lehtë të jesh një modele kur je në të 20-at, por Jennifer Lopez dëshmon se ajo mund të bëjë një paraqitje edhe pse ka kaluar të 40-at.
Këngëtarja dhe aktorja, 48 vjeç, e cila u shpall si fytyra më e re e xhinseve të Guess në dhjetor, bëri debutimin e saj për koleksionin pranverë të vitit 2018 të kësaj firme, shkruan Indeksonline.
Lopez është duke ndjekur gjurmët e shumë talenteve të mëdha të emrit që kanë reklamuar një palë xhinse të markës së famshme të xhinsit, përfshirë Drew Barrymore, Claudia Schiffer, Anna Nicole Smith, Adriana Lima, Paris Hilton dhe Kate Upton.
“Shades of Blue star” është modeli më i vjetër që Guess ka përdorur ndonjëherë për të drejtuar një fushatë.
“Kur mora thirrjen nga Paul Marciano që më kërkonte të bëhesha vajzë e re Guess, isha e emocionuar të isha pjesë e një marke të tillë portreti që unë e kam dashur që kur kam qenë adoleshente”, tha në një deklaratë Jennifer.
Jlo është kaq krenare për foton përfundimtare që ajo e ka postuar në rrjetin social Instagram për ta ndarë atë me 71.7 milionë ndjekësit e saj./Indeksonline/