75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

“Kujt po i pëlqen ‘Harrom’?”, Dhurata pyet fansat teksa publikon imazhe me shumë stil

Dhurata Dora ka ndarë imazhe të reja me fansat.

Para disa ditësh Dhurata Dora ishte ajo që solli projektin e ri muzikor.

Kënga u pëlqye menjëherë pas publikimit dhe si duket Dhurata dëshiron t`i pyes fansat se apo vazhdojnë të dëgjojnë ende “Harrom”.

Përmes disa fotografive të publikuara ku këngëtarja shihej në prapaskena të klipit muzikor, ajo pyeti se kush po e pëlqente këngën e re.

“Kush po e pëlqen ‘Harrom’?”, shkroi Dhurata në mbishkrimin e imazheve të postuara në llogarinë e Instagramit.

Projekti i ri muzikor grumbulloi 2.5 milionë klikime 4 ditë pas lansimit në tregun muzikor.