15:46 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kujtesa Fanliga Cup, tubon tifozët ne Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’

Jo vetëm ata që u ndeshën, por edhe shumë qytetarë patën kënaqësinë të shikojnë nga afër dhe të ndjejnë atmosferën e bukur Evropiane në Kryeqytet.

Ishin 11 skuadra Evropiane ku fansat e tyre në Kosovë kanë krijuar ekipet e tyre dhe janë ndeshur mes vete për trofe.

Kujtesa ka qenë përkrahësi më i madh i kësaj ngjarje sepse sporti është përgjigjja më e mire për të përcjellë mesazhin tek të rinjtë që të aktivizohen edhe më shumë.

Liverpool që doli fitues në këtë Event u bënë fitues të Kupës së Fanligës, ndërsa kampion të Fanligës u shpall Juventusi nga 18 javët e luajtura. 3. Dueli në mes këtyre dy fanklubeve në shtator të këtij viti do ta nxjerr fituesin e Supërkupës.

Kujtesa gjithmonë do të jetë përkrahësi më i madh i Sportit në Kosovë, këtë e ka dëshmuar gjithmonë duke qenë afër sportdashësve.

Kujtesa Fan Liga e Kosovës, tashmë është një tournament tradicional.