14:38 / E Enjte, 25 Prill 2019

Kujtesa përkrahë komunitetin e lojërave elektornike – XPortalesports

Kujtesa është afër këtij komuniteti duke mbështetur eventet lokale që organizohen në sportet elektronike duke besuar se shpejtësia dhe konsistenca e rrjetit janë faktor kyç për lojtarët dhe organizimet profesionale, dhe sigurisht që për të pasur sukses ky organizim do të duhej një shpejtësi marramendëse e Internetit, të cilën mund ta ofroj vetëm Kujtesa në vend. Këtë herë Kujtesa ka qenë afër XPortalit në eventin më të madh të organizuar ndonjëherë për sportet elektronike “XPortal CS:GO Major” ku publiku online, i pranishëm dhe ekipet pjesëmarrëse ishin shumë të kënaqur.

Eventi u mbajtë gjatë 2 vikendeve, mes 16 ekipesh, ku javën e parë ishin kualifikimet në Xportal dhe më pas u mbajt edhe java finale në Amfiteatrin e ASK-së me shumë shikues, një showmatch interesant me figura të njohura si Ledri Vula, Uran.B etj. dhe finalja e madhe ku ekipi sach.Unique e fi

Kujtesa gjatë gjithë kësaj kohe u sigurua që të qëndroj afër dhe mbështet komunitetin në secilën pjesë të këtij eventi dhe tregoji që është lider në kualitetin e këtij shërbimi esencial për gamer-et.

Kujtesa do të vazhdojë t’a përkrahë këtë komunitet dhe priten edhe bashkëpunime të tjera që do t’i shohim shumë shpejtë.