75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Kujtim Gashi e fillon zyrtarisht fushatën para varrezave të dëshmorëve: Janë inspirimi jonë!

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Kujtim Gashi ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Prizren.

Gashi ka thënë se dëshmorët janë inspirim yni dhe se krenohet para heroizmit të tyre.

“Aty ku inspirohemi për punë të mira gjithmonë, në Varrezat e Dëshmorëve.
Lavdia nuk u takon të gjallëve, por atyre burrave e grave, djemve e vajzave të cilët u flijuan heroikisht në fushëbetejat e lirisë!

Krenohemi me përulësi para heroizmit dhe atdhetarisë së tyre. Lavdi!” shkruan Kujtim Gashi në njoftim./Indeksonline/