Kujtim Gashi: Fitorja e 14 shkurtit vërehet te secili anëtarë e aktivistë i PDK-së

Kujtim Gashi vazhdon të mobilizojë Prizrenin dhe degët e PDK-së në kandidaturën e tij për deputet. Gashi ka thënë se fitorja e 14 shkurtit po vërehet të secili anëtarë i PDK-së.

“Në Atmaxhë e në ‘Kongres të Manastirit’ aty ku tash e dy dekada, PDK-ja është e pathyeshme. Edhe sonte entuziami, organizimi dhe përgatitjet për fitoren e #Rimëkëmbjes dhe #HoxhajKryeministër, janë të fuqishme. Fitorja e 14 shkurtit vërehet te secili anëtarë e aktivistë i partisë” shkruan Gashi në njoftim.
