21:29 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë Lëvizja Vetëvendosje pa i pasur 61 vota nuk mund të niset mocioni i mosbesimit,.

Ai tha se e tërë kjo është një shfaqje mediatike, e një nismë joserioze.

“Nisma e LVV-së për rrëzimin e kësaj qeverie është vetëm një shfaqje mediatike. Nuk është një nismë aspak serioze edhe për nga mënyra se si është adresuar dhe si kanë kërkuar ndihmën e PDK-së. Këta ndihmën e PDK-së e kërkuan përmes mediave”, tha ajo.

Gashi thotë se LVV nuk po tregon se si do t’i sigurojë votat tjera për rrëzimin e qeverisë.

“Dihet se nëse dështon mocioni edhe gjashtë muaj tjerë nuk mund të ngrihet mocion tjetër ndaj qeverisë…Nëse nuk janë 61 vota s’ka se si të niset mocioni pasi dështon votimi. Ne po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe për gjashtë muaj”, tha ai.

Deputeti Gashi shtoi se LVV duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe që ajo kishte vendosur në fushatë ndaj PDK-së./IndeksOnline/