75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Kujtim Gashi: Rimëkëmbja e bujqësisë, bujqësia dhe zhvillimi rural do të jenë prioritet i ynë

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi ka thënëRritja e mbështetjes financiare për bujqësinë, duke përfshirë edhe investimet për infrastrukturën bujqësore, janë prioritet i veçantë në Programin e Rimëkëmbjes.

Do të bëjmë investime në infrastrukturën bujqësore, në veçanti investime të reja për ngritjen dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe të kullimit. Po ashtu, nëpërmjet partneritetit publik privat dhe formave të tjera të financimit do të ndërtohen qendra të grumbullimit dhe të distribuimit të produkteve bujqësore, të bimëve mjekësore, frutave pyjore, etj. Do të investojmë edhe në rritjen e numrit të frigoriferëve dhe të depove për ruajtjen afatgjatë të frutave dhe të perimeve, si dhe për ndërtimin e kapaciteteve të grumbullimit, konservimit, paketimit dhe marketingut të produkteve bujqësore. KG