20:10 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Kujtim Gashi: Stadiumi kombëtar do të fillojë të ndërtohet në 6 mujorin e parë të Qeverisë së Rimëkëmbjes

Në 6 mujorin e parë të Qeverisë Hoxhaj, do të fillojë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar tha kandidati për deputet Kujtim Gashi, në takimin që kishte me disa futbollistë, si dhe do të rritet buxheti për sportin, ashtu siç e ka dëshmuar edhe gjatë kohës sa e ka drejtuar Ministrinë e Sportit.

Programi i Rimëkëmbjes ka për qëllim ta rimëkëmbë edhe sportin pasi në qeveritë e mashtrimit, sporti pati rënie të madhe dhe rezultate të vogla.