75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / H F

Kujtim Gashi viziton ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësve në natën e Vitit të Ri

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësve, duke i vizituar në natën e ndërrimit të viteve.

“Në natën magjike të Vitit të Ri, vizituam ekipet e palodhura të urgjencës dhe zjarrfikësve, heronjtë tanë që qëndrojnë në krye të detyrës ndërsa të gjithë festojmë. Me përkushtim dhe guxim, ata sigurojnë shëndetin dhe sigurinë tonë, duke u kujdesur që kjo natë të kalojë pa incidente,” tha Gashi.

Ai vlerësoi punën e tyre të pandalshme, sidomos në momente festash kur shumica e qytetarëve festojnë me familjet e tyre, ndërsa këto ekipe janë në shërbim të komunitetit. “Mirënjohje dhe respekt për ta, që edhe në momentet më të veçanta, janë gjithmonë në shërbim të komunitetit,” përfundoi nënkryetari i Prizrenit.

Vizita e Gashit ishte një gjest simbolik falënderimi për ata që sigurojnë që festimet e qytetarëve të kalojnë të sigurta dhe pa probleme.