75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kujtim Munishi, kryeprokuror i ri i Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zhvilluar sot takimin e 175-të.

Me fillim nga ora 11:00 Këshilli… ka zhvilluar takimin, ku edhe janë emëruar dy kryeprokurorë të rinj.

Përpos Blerim Isufajt, i cili tashmë do të jetë në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndryshime pati edhe te Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Kujtim Munishi prej sot është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke zënë kështu vendin e Imer Bekës./Indeksonline/