75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kujtim Shala: Do të votojë demarkacionin, ashtu siç voton kryeministri Hardinaj

Gjatë seancës së sotme e cila po zhvillohet, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se ai si deputetë, do të votojë marrëveshjen e demarkacionit, ashtu siç do ta votojë edhe kryeministri Haradinaj.

Kujtim Shala gjatë fjalimit të tij i është drejtuar kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është i pari i qeverisë dhe si i tillë duhet të sprovohet, transmeton Indeksonline.

“Totalisht e paqartë, se si do të votojë kryeminsitri, do të votojë subjekti i tij. Unë ju garantojë se do të votojë ashtu siç votoni ju”,ka deklaruar Shala.

Ndërkohë mori fjalën kryeministri Haradinaj ku tha se nuk tërhiqet prapa, ashtu siç ka bërë ish-kryeministri Isa Mustafa, të cilin edhe e quajti “të ngratë”.

“Unë se kthej fjalën mbrapa e kom sjellë para juve deputetëve, dhe nuk tërhiqem”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/