Kujtim Shala kujton kohën kur ishte “tank” në fushë

Kujtim Shala është një ndër futbollistët më të mirë shqiptar që ka njohur historia.
Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit është njohur për aftësitë dhe fuqitë e tij gjatë kohës kur ishte aktiv, shkruan Indeksonline.
Ai ka shpërndarë një video ku shihet duke iu bërë ballë ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të kundërshtarit.
“Aq i fortë fizikisht isha, që të përballoja çdo start brutal”, ka shkruar Shala në Facebook.
Kujtim Shala mbrojti ngjyrat e Kroacisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë ku arriti të fitoj medaljen e Bronztë në Botërorin e vitit 1998. /IndeksOnline/