20:50 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Kujtim Shala: S’ka lidhje me puçe, po flasim për një çështje prove për këtë qeveri

Kujtim Shala deputet nga radhët e LDK-së tha se kjo  seancë apo kjo situatë është e asaj natyre që ju jep fund diskurseve të dashuruarve. Sipas tij kjo vlenë për kryeministrin së pari.

“Nëse partneri kryesor dmth LDK mund të përshkruhet me termat e tij, nëse ai ka të drejtë, çfarë i duhem ne si partner?

Këto janë çështje për të cilat duhet të bisedojmë me të, unë s’pranoj të komentoi, përvojat ç’është LDK e PDK, për njerëzit që kanë kalu në zyrat e PDK-së.

Shikojeni kush prej nga vjen dhe e kuptoni profilin. Nëse ne nga partnerët do të bëhemi kundërshtarë, kjo është normale. Kështu që duhet të përmbahemi. Demokracia është e të gjithve, sepse nënkupton raport me të tjerët.

Unë do të përpiqem të flas për dy tri çështje që mu duken thelbësore, të ngritura nga Kurti.

Qeveria e tij siç e përshkruan ai është portreti tipik si e bën një njeri me përvojë të shkurtër. Unë mendoj se kam një përvojë se të kuptojnë si funksionin një qeveri në kushte normale, duhet një vit.

Tani sa i takon tarifës, jam i detyruar të bëj disa spjegime që Kurti s’i kupton ose i keqkupton me qëllim.

S’është problemi te reciprocitet, zgjidhja është tek ligjet. Kjo masë s’duhet të vihet me një akt politik sepse kthehet në një masë politike dhe pengesë të re. Nëse ai e ka parasysh se e përdor këtë për sovranitet, unë kam frikë që po e bën gabimin e kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Shala, përcjellë Indeksonline.

Ai më pas citoi kryeministrin Kurti i cili ka thënë se po të hiqej kjo taksë do të bëhet një e keqe për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

“Tani problemi është ky kush s’ja lejon atij me na përfaqësu në Shtëpinë e Bardhë dhe pse?!

Nëse paska një marrëveshje të tillë dhe ai e ka parë si draft duhet të jap fakte të besueshme Kuvendit.

Duhet t’i marrim, t’i shohim e vlerësojmë. Problematikë është pse s’na përfaqëson ai?

Kur vet është shef i shtetit, presidenti përfaqësues. Kjo tani lidhet me çështjen e dytë me shkarkimin e Veliut.

Ai e ka thënë në disa variante dhe kjo s’më bind. Tani pse ishte kjo problematike.

Kam pyetur ekspertë që punojnë drejtpërdrejtë me masat e qeverisë dhe më kanë thënë që ekziston rreziku nëse Kosova aplikon gjendjen e jashtëzakonshme, mund të na pengojë, kjo më mjafton që të jem kundër.

Gjendja e jashtëzakonshme e njeh një situatë faktike të vendit dhe është gjendje kushtetuese. Askush s’mund të bëhet si tjetri.

Tani meqë s’kemi kohë, vijmë te çështja e mocionit. S’ka lidhje me puçe. Po flasim për një çështje prove për këtë qeveri, këtu merr fund mandati i rregullt”.

Deputeti krejt në fund tha se janë në dijeni se jemi në një situatë të vështirë mirëpo kushtetuese, por që sipas tij askush s’mund ta rrënojë shtetin./Indeksonline