75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kujtimet e disa prej kosovarëve për bombardimet e NATO-s

Njëra ndër objektet e para që u godit nga bombardimet e NATO-s ishte kazerma ushtarake serbe në Pomozetin.

Dëshmitarët shqiptar të kësaj ngjarjeje thonë se nuk kanë pasur gëzim më të madh në jetë.

Muharrem Jashanica isht enjëri nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të 24 marsit 1999.

“Shkojke flakë e madhe e timë te ky vendi qetu edhe gëzim ma të madh në jetë nuk kemi pas komplet me familje”, ka thënë Jashanica për Klan, transmeton Indeksonline.

Deri në po këtë ditë Jashanica ishte në detyrë si konduktor i trenti duke iu shërbyer edhe banorëve në fshatrat ku kalonte treni.

“Personeli komplet u kanë shqiptarë për t’i ndihmu popullatës që u bajshin anej e anej. Dita e fundit u kanë 23 mars që kena shkru në librat tanë atje në hekurudhë që më ne nuk punojmë”, shtoi ai.

“Besa Çeku kur i dha lajmet, ajo prej Shqipërie i jepke e na i dëgjojshim kur tha se veç po pritet me bombardu kur si foli ato fjalë ka shku krisma dhe u dridhën gjithë dyert e shtëpisë”, tha gruaja nga familja Jashanica.

Pas kësaj familja Jashanica nga Bardhi i Madh bashkë me banorët e fshatrave përreth u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe të vetmen shpresën për kthim e kishin fitoren e NATO-s ndaj forcave serbe.