Kuka e nis mbarë, kalon në çerekfinale

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur mbarë Grand Slamin e Baku i cili po mbahaet në Azerberjxhan.
Kuka në raundin e parë ishte e lirë ndërsa në raundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78kg, shkruan IndeksOnline.
Në çerekfinale xhudistja nga Kosova do të ndeshet me holandezen Guusje Steenhuis./IndeksOnline/