Kuka: E përgatita ekipin për katër vite, tash duhet të presim një datë të re

Lojërat Olimpike nuk do të luhen në afatin e caktuar dhe do të shtyhen për shkak të koronavirusit.
Lojërat e Tokyo 2020 pritet të luhen vitin e ardhshëm edhe pse ende nuk është caktuar një datë e re.
Trajneri i xhudistëve, Driton Kuka ka thënë se për këto lojëra, xhudistët ishin përgatitur qe katër vite.
Ky është shkrimi i tij:
Lojërat Olimpike shtyhen për një vit!
Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë!
Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e tashmë drejt Olimpiadës në Tokio i cili nukëron 5 Norma Olimpike dhe që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re!
Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën!
Ne jemi izoluar dhe jemi në ditën e 10 të izolimit,dhe po ndjehemi mirë!
Tashmë po planifikoj ndryshime serioze për ma tutje!
Dhashtë Zoti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mposhtim armikun e padukshëm së pari e sfidat do i pranojmë për të ecur tutje!