12:30 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Kuka i kundërpërgjigjet Brnabiqit me “Zanën e Maleve”, Majlindën

Driton Kuka i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, Ana Bërnabiq me një fotografi të kampiones Majlinda Kelmendi, të cilën e ka quajtur “Zana e Maleve”.

Kuka ka publikuar një foto në Facebook nga stërvitja e Kelmendit në malet e bukura të Kosovës, kundërpërgjigje kjo pasi Brnabiq i quajti zyrtarët kosovarë si njerëz të malit.

Në postimin e tij Kuka ka shkruar:

Stërvitje nëpër malet e bukura që i kemi në trojet tona

Qekjo Zana e maleve është hiç ma pak se

3x Kampione e Evropës

2x Kampione e Botës

1x Kampione Olimpike