Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 përmes një postimi në Facebook, duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi. Ai thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.
Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik: “Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoi në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore dhe kjo e vendosi në krye të ranglistës botërore”.
Laura Fazliu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi. Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.
Kuka gjithashtu përmendi talentet e rinj: “Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbës për kadet, që që nga garat e para në kupat evropiane arritën medalje e suksese premtuese”.
Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

