75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kuka: Lëndimi ka ndikuar shumë në formën e Nora Gjakovës

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, sot ka fituar medaljen e bronztë në ”Grand Slam Baku”, i cili po mbahet në Azerbejxhan.

Gjakova në luftën për vendin e tretë mposhti xhudisten nga Belgjika, Mina Libeer në kategorinë -57kg, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe trajneri i njohur, Drtion Kuka.

Ai ka thënë që lëndimi i Norës ka ndikuar dukshëm në shumë drejtime.

”Çdo luftë e Nores sot tregoj që lëndimi ka ndikuar dukshëm në shumë drejtime.
Por vullneti i saj i hekurtë për rikthim tashmë po jep fryte dhe në dy gara ka fituar dy medalje.”, ka thënë Kuka.

Postimi i plotë:

Grand Slam Baku ….

Edhe një medalje pēr Kosoven!

Nora Gjakova po kthehet garë pas gare drejt kreut pas pauzes nga lëndimi.

Fitoj medaljen e bronztë me tri fitore dhe një humbje.

490 Pikë Olimpike që janë me rëndësi për kualifikimin në paris 2024!

Çdo luftë e Nores sot tregoj që lëndimi ka ndikuar dukshëm në shumë drejtime.

Por vullneti i saj i hekurtë për rikthim tashmë po jep fryte dhe në dy gara ka fituar dy medalje.

Ecim përpara drejt cakut në Lojërat Olimpike në Paris./IndeksOnline/