75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 01 Janar 2021 / Blerim

Kuka: Mos harroni ju që premtuat e si mbajtët premtimet s’do ju kursej në vitin 2021

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka uruar miqtë e tij anembanë botës për festën e Vitit të Ri 2021.

Vitin që po e lëmë pas, Kuka e përshkruan si të vështirë për të gjithë, në veçanti për sportin.

Gjithashtu, shkaku i situatës me pandeminë, Kuka tha se nuk do të shpreh shumë kritika për politikanët pas premtimeve të tyre të parealizuara.

Urime 2021 gjithë miqve anembanë botës!
Shëndet për të gjithë në radhë të parë e gëzuar e me të mira për Vitin e Ri!
Nata e fundit e një viti të vështirë për të gjithë e edhe për sportin e sportistët!
Natë festive e spo flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!
Por mos harroni që ju që premtuat e si mbajtët premtimet  s’do t’ju kursej vitin tjetër e do t’i mbaj mend krejt për t’ i folur e diskutuar!
Mos harroni që xhudo-ja arritjet i ka me cingërrima të medaljeve e tentativa për injorim mos mendoni se ka kaluar pa mobilizimin tonë!
Me respekt prej meje, por edhe ekipit me medalje të arta evropiane, botërore dhe olimpike!
Këto medalje flasin vetë e do flasin shqip për të mirën e sportit,sportistëve shtetit tonë e mbarë populllit Shqiptar anembanë botës!
“.