08:52 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

Kuka pas eliminimit të Kelmendit: Sot mos u hidhëro të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit shqiptar

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi u eliminuar nga Lojërat Olimpike në ndeshjen e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Pas eliminimit të hershëm të Kelmendit, ka reaguar trajneri i saj, Driton Kuka, transmeton Indeksonline.

Kuka me anë të një postimi e ka quajtur Kelmendin si krenaria e veprimtarisë së tij.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Krenaria e veprimtarisë time … Majlinda të falenderoj për jetë!

Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!

Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit…