75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / mp

Kuka uron Pavarësinë: Kosova mbi të gjitha

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka uruar sot për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sot 15 vite më parë, Kosova e shpalli Pavarësinë e saj, e cila u arrit me plot sakrifica dhe gjak.

“Urime 15 vjetorin e lindjes! Pavarësia e vendit tim e arritur me sakrifica e gjak! Po kalitet me të rinjtë e të rejat tonë kudo nëpër Botë! Kosova mbi të gjitha…”, shkruante Kuka në “Facebook”.