75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / G T

Kukaj largohet nga Prishtina

Ndihmëstrajneri, Liridon Kukaj, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bardhekaltër. Kontrata është shkëputur me marrëveshje ndërmjet dy palëve pas kërkesës së trajnerit Kuka.

Kukaj ka qenë pjesë e stafit teknik tash e disa kohë, duke filluar nga U19 e skuadrës deri te ekipi i parë.

Kukaj është njëri ndër futbollistët me më së shumti paraqitje si futbollist i skudrës bardhekaltër.