Kukaj: Me Haradinajn kryeministër, Kosova hyn në NATO
Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), Diellza Kukaj, është nominuar për kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Kukaj përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Sot, në qytetin tim të Pejës, mora zyrtarisht nominimin e kandidates për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga kryetari Ramush Haradinaj. Ky besim është një nder dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim për të përfaqësuar zërin e qytetarëve tanë”, ka thënë Kukaj.
Postimi i plotë:
Sot, në qytetin tim të Pejës, mora zyrtarisht nominimin e kandidates për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga kryetari Ramush Haradinaj. Ky besim është një nder dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim për të përfaqësuar zërin e qytetarëve tanë.
Në fjalën time përpara strukturave të Aleancës dhe qytetarëve të pranishëm, ndava besimin tim të palëkundur në rrugën që kemi përpara dhe në përpjekjen tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Me rrënjë të thella në Pejë dhe përvojë në fushën e ekonomisë, jam gati të përballem me sfidat e zhvillimit dhe stabilitetit për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e secilit qytetar.
Nën udhëheqjen e zotit Haradinaj, kemi vendosur integrimin në NATO si bazament të progresit tonë ekonomik dhe politik. E ardhmja e Kosovës është e ndritur, dhe me mbështetjen tuaj, jam e bindur që do t’i sjellim vendit tonë zhvillimin që meriton.
Faleminderit, Pejë, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Me përkushtim të plotë, pres t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të sigurohem që zëri i Pejës të dëgjohet fuqishëm!