“Kuku” çka po e pret Vedat Muriqin, Fenerbahces po i bashkohet “dështaku” i Milanit

Ricardo Rodriguez është shumë pranë transferimit te Fenerbahce në Turqi gjatë këtij afati kalimtar.
Mbrojtësi zviceran është zgjedhja e dytë e Piolit pas paraqitjeve shumë të mira të Theo Hernandez me fanellën kuq e zi.
Rodriguez pritet që shumë shpejtë t’i bashkohet Vedat Muriqit në skuadrën nga Stambolli.
Por ai gjithmonë është kritikuar në Milan për cilësinë e dobët të krosimeve në zonë, gjë që mund ta penalizojë yllin kosovar. /IndeksOnline/