15:35 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

“Kuku” për Serbinë, shifrat e fundit të pandemisë janë të frikshme

Serbia po kalon në gjendje të frikshme pandemike. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7606 raste të reja me Covid19.

Poashtu, 51 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit.

6722 njerëz thuhet se ndodhen në spitale, ndërsa 243 pacientë janë nën aparatet e frymëmarrjes.

Këto shifra vijnë vetëm dy ditë pas vendosjes së masave të reja në Serbi.

Ekspertët po sygjerojnë shtetin që të bllokohet toalisht lëvizja për disa ditë, në të kundërten thuhet se gjendja është alarmante.

Poashtu, mjekët kanë konfirmuar se në ditët në vijim pritet të rritet edhe numri i viktimave./Indeksonline/