“Kuku” për Spanjën, ky futbollist do të jetë kapiten i “Furisë së Kuqe” në Kampionatin Evropian

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e Kampionatit Evropian.
Kombëtarja e Spanjës mori një lajm të keq para fillimit të këtij kompeticioni, transmeton Indeksonline.
Futbollisti i Barcelonës, Sergio Busquets është infektuar me Covid 19 dhe nuk do të mund të ndihmoj kombëtaren e Spanjës në Evropian. Ai ishte kapiteni i parë.
Me mungesën e Busquets, shiritin e kapitenit do ta marr mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.
Alba nuk njihet si lojtar që mund të përballoj presionin e lart. Në gjysmë-finalen e famshme kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, Alba kishte filluar të qaj në pushimin mes dy pjesëve./Indeksonline/