75 Mall Live Search
20:47 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

“Kukulla e vetëvrasjes” është shkatërruar, fëmijët nuk kanë pse të shqetësohen më për të

Artisti që krijoi skulpturën e frikshme të quajtur Momo thotë se fëmijët nuk duhet të kenë frikë nga kafsha e tmerrshme, sepse ajo është shkatërruar.

Skulptori Keisuke Aiso, 43 vjeçar deklaroi se ndihet përgjegjës për fëmijët të cilët janë frikësuar pasi skulptura e tij është vjedhur nga hakerët dhe është përdorur për të ashtuquajturën “Momo Challenge”, transmeton Indeksonline.

Por, ai siguroi të gjithë fëmijët se Momo është i vdekur dhe se fëmijët nuk kanë arsye për t`u shqetësuar më.

“Fëmijët mund të ndihen të sigurt, Momo është e vdekur, ajo nuk ekziston dhe mallkimi është zhdukur”, tha ai.

Figura origjinale e skulptorit Aiso e quajtur “Mother Bird” është punuar në vitin 2016 dhe është ekspozuar në një galeri të artit në kryeqytetit japonez.

Por pas publikimit të fotove të kësaj figure ajo u keqpërdor nga të tjerët duke u publikuar në videot për fëmijë në YouTube.

Fytyra tmerruese e Momos shfaqej në mes të programeve për fëmijë të vegjël dhe përmes një zëri të kompjuterizuar bënte kërcënime të tmerrshme për këdo që e ka klikuar videon.

Megjithëse kishte zëra se të rinj të shumtë kishin dëmtuar veten pas shikimit të videos së Momos, organizatat e fëmijëve, thonë se nuk ka dëshmi për dëmin që është bërë.

Por, ndonëse thotë se i vjen keq për dhimbjen që figura e punuar nga ai iu ka shkaktuar fëmijëve, Aiso thotë se është i kënaqur që puna e tij është parë nga mbarë globi.

“Kam ndjenja të përziera për njerëzit që e kanë bërë këtë. Nga njëra anë, ata më kanë shkaktuar problem, por në anën tjetër, si një artist më vjen mirë që puna ime është parë në të gjithë botën”, tha ai.