75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / KV

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit.

Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth orës 09:00, në një arë të mbjellë me patate janë vërejtur disa bimë të dyshuara të llojit “Kanabis Sativa”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që të merren mostra për ekzaminim, ndërsa më pas bimët të asgjësohen.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /IndeksOnline/