75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Kultivoi kanabis në gota të plastikës në banesën e tij në Prishtinë, policia e dërgon në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes që është bërë me urdhër kontroll në banesën e tij janë gjetur  dhe sekuestruar 37 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 4 cm të cilat kishin qenë të kultivuara  në gota të plastikës.

“Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në raportin 24 orësh.

Foto ilustrim