Kultivoi kanabis pranë shtëpisë, ngrihet aktakuzë ndaj një vitiasi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale “’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, në Komunën e Vitisë, më 29 gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë bimë narkotike “’canabis sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.
Prokuroria Themelore në Gjilan i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale.