75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Kultura politike e Hotit, i dorëzoi Kurtit postin, ani pse ai se kishte bërë veprimin e njëjtë

Albin Kurti edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e shefit të Qeverisë.

Pranim- dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni zyrtare, ku në këtë rast Avdullah Hoti tregoi dukshëm kulturë politike, karshi Kurtit.

Për dallim nga Hoti, Kurti nuk e kishte bërë një veprim të tillë, shkruan IndeksOnline.

No description available.

Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar Qeveria e tij më 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciiuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

Ndryshe, mbledhja e parë e Qeverisë së re do të mbahet në orën 11:30.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz./IndeksOnline/