“Kumbara” komedia më e re nga “Qumili”

Humoristi i njohur shqiptar, Sevdai Radogoshi, po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme humoristike.
Së fundi aktori i mirënjohur po vjen me një tjetër projekt që mban titullin “Kumbara”, për të cilën ai ka dhënë detaje në një postim në Facebook.
“Kumbara” është një komedi, e cila paraqet një aheng familjar me tradita, në rrethana të jashtëzakonshme”, ka thënë ndër tjera aktori.
Në këtë projekt përveç aktorëve të njëjtë do të jenë të ftuar edhe këngëtarët Albert Zhubi dhe Kati Zhubi.
“Së shpejti komedia më e re “KUMBARA” Byli & Muli -“Kumbara” është një komedi e cila paraqet një aheng familjar me tradita, në rrethana të jashtëzakonshme. Mysafirë, këngëtarët Albert Zhubi & Kati Zhubi”, ka shkruar “Qumili” në postim./Indeksonline/