13:15 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Kumbara”, komedia që po disponon kosovarët

Humoristi gjakovar, Sevdai Radogoshi, prej vitesh ka sjellur komedi të cilat gjithmonë janë pritur mirë nga publiku.

I njohur më së miri si “Qumili” ai ende po vazhdon ta bëjë një gjë të tillë dhe pak ditë më parë ka publikuar projektin e ri “Kumbara”, shkruan Indeksonline.  

Kur ka vetëm disa ditë që kur është publikuar, kjo komedi ka marrë reagime mjaft pozitive, ndërsa në kanalin Youtube ka arritur afro 200 mijë shikime. Projekti po pëlqehet shumë dhe me siguri “Qumili” nuk do ndalet me kaq

Përveç bashkëpunëtorëve të tij, në këtë projekt të ftuar ishin edhe këngëtarët Albert Zhubi & Kati Zhubi.

Ndërkohë, Sevdaiu përveç këtij projekti ka qenë mjaft aktiv edhe me disa projekte të tjera humoristike./Indeksonline/