08:38 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kumbaro tregon “sherrin” me Ramën që e bëri për të qarë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për herë të parë mbi momentin e bujshëm në sallën e kuvendit kur pas një debati me kryeministrin Edi Rama u pa e pezmatuar. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili ajo mohon të ketë ndodhur kështu.

“Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale” – thotë Kumbaro. Më poshtë pamjet nga ajo seancë dhe mund të gjykoni vetë.