75 Mall Live Search
20:55 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kumbulla e humb ndeshjen kundër Francës

Diagnoza finale nuk ka dalë ende por me dëmtimin që pësoi ndaj Brescias këtë fundjavë, talenti i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla do të mungojë në rastin më të mirë dy javë, ndërsa rrezikon të qëndrojë edhe 2 muaj jashtë fushave.

Në këtë mënyrë 19-vjeçari kuqezi jo vetëm që do të humbasë sfidën e kësaj fundjave ndaj Interit por do të mungojë edhe në dy takimet e muajit nëntor që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës dhe Francës.

Një lajm i keq ky për trajnerin e Veronës Juric i cili humbet një titullar të padiskutueshëm por edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare Edy Reja i cili pritej t’i jepte minuta Kumbullës në dy takimet e fundit të eliminatoreve.