Kumbulla: Kishim mundësi për të shënuar, por pak fat para portës!

Shqipëria ka arritur që në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022 të triumfojë ndaj Andorrës me rezultatin minmal në 0:1.
Me golin e Lenjanit, djemloshat shqiptarë fituan tre pikë të arta, shkruan IndeksOnline
Kështu, në një prononcimin për “Supersport”, futbollisti që aktivizohet me Romën në Serinë A, Marash Kumbulla, tha se kishin shumë raste por që kishin të pa fat:
“Andorra ishte një ekip agresiv. Kur nuk ke hapësira është e vështira. Kishim disa raste, por ishim të pafat. Morëm 3 pikë dhe do të mendojmë për Anglinë. Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë.
“Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla.