17:11 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kumbulla: Kur Roma me thirri, unë nuk hezitova

Marash Kumbulla ishte shumë afër që t’i bashkohej Lazios por gjërat ndryshuan në fund kur në garë për të u fut skuadra e Romës.

Ai tregon se si e zgjedhi pa asnjë dyshim më të vogël skuadrën e Romës edhe pse e kërkon shumë skuadra të tjera, shkruan IndeksOnline

Kumbulla pas ndeshjes së parë të zhvilluar nën fanellën e Romës thotë se ndihet i lumtur, ndërkaq ai zbulon se pse vendosi për Romën.

“Kishte fjalë për shumë klube, por kur Roma më thirri unë nuk hezitova, jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu”.  “Unë isha shumë i lumtur për debutimin, por jam penduar që nuk i solla tre pikë në shtëpi”, tha Kumbulla.