75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kumbulla mund të ndërrojë ambient, skuadra e madhe italiane i vihet pas

Marash Kumbulla së bashku me Amir Rrahmanin kanë përbërë dyshen më të fort në Serie A këtë sezon.

Siç duket paraqitjet e mira te Verona kanë dhënë frytet e para për Kumbullën, Napoli me çdo kusht e do në Sao Paolo, lojtarin e kombëtares shqiptare.

Carlo Ancelotti ka thënë që dy janë kërkesat e tij në janar, të dyja nga Hellas Verona, krahas Kumbullës edhe Amrabat është synim i klubit napolitan, më parë për të ishte interesuar Interi.

Kumbulla me Shqipërinë u grumbullua këtë vit për herë të parë.

/Indeksonline/