15:55 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kunata e Dua Lipas, ‘ngrit temperaturat’ me paraqitjen në bikini

Modelja e njohur Bella Hadid, është motra e të dashurit të këngëtares shqiptare Dua Lipa, Anwar Hadid.

Ajo është shfaqur së fundmi në St.Barts, teksa po shijonte rrezet e diellit, e paraqitur në bikini, transmeton Indeksonline.

Supermodelja 23 vjeçare, shkëlqeu me bikinet që kishte zgjedhur, që vinin më së miri në pah format e saj trupore.

Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi ish i dashuri i saj ‘The Weeknd’ publikoi këngën e tij të re ‘Heartless’. /Indeksonline/