Kunata rrah kunatën në Rahovec

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në Rahovec, pasditen e së mërkurës, transmeton IndeksOnline.
Siç njofton policia një grua me të meta psikike ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Derisa viktima në këtë rast është dërguar te mjeku për trajtim, e dyshuara është dërguar në Repartin e Neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt./IndeksOnline/