09:22 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / MSH

Kunatat rrahen mes vete në Prizren

Mbrëmë në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje pasi viktima femër ka raportuar se është rrahur nga kunata.

Kështu bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë teksa viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.