21:36 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kunati më ngacmoi seksualisht nuk e di a t’i tregoj burrit

Një 34 vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se si kunati i tij e ka ngacmuar seksualisht.

Kjo është përgjigja e psikologes, nga e cila ka kërkuar ndihmë ajo.

Ky është rrëfimi i saj:

Ndihem shumë keq sepse kunati im më ka futur duar ndër pantallona dhe nuk di çfarë të bëj.

Unë jam 34 vjeçe dhe burri im është 40 vjeç. Vëllai i tij është 38 vjeç dhe gjithmonë bën komente mbi seksin. Ai është i tmerrshëm.

Gruaja e tij kohët e fundit ka lindur një fëmijë dhe sjellja e tij e papërshtatshme është përkeqësuar.

Makina ime u prish ndërsa burri im ishte në punë. Kështu ai i kërkoi vëllait të tij të më merrte. mbesa ime  e vogël ishte në makinë e ulur prapa por ai vazhdonte të fliste fjalë të pista dhe pastaj filloi të më prekte këmbën. Bërtita “JO” por ai vazhdoi të shkonte më lart.

Në fund unë e largova dorën e tij dhe bërtita: “Më lini të qetë ose do i them vëllait tënd për këtë”. Ai u tërhoq. Nuk jam e sigurt nëse duhet t’i them burrit tim sepse e di se ai do të reagojë keq.

Përgjigja:

Reagimi juaj mund të jetë i mjaftueshëm për ta ndaluar atë, por nuk është çështja vetëm tek ti. Imagjinonin nëse ai bën të njëjtën gjë me dikë më të re dhe më pak të fuqishme. Ju kurrë nuk do të ja falnit vetes që e keni fshehur këtë histori.

Por, natyrisht që kjo gjë do trondiste familjen./Indeksonline/